Ministria e Jashtme organizon të hënën konferencë mbarëkombëtare, folës vetëm njeshi Sh.T.Z Gent Cakaj. I atribuon vetes edhe titullin e…

20 nentor 2019

Ministria e Punëve të Jashtme do të organizojë një konferencë mbarëkombëtare mbi “Roli Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”.

Konferenca organizohet siç thekson njoftimi nën kujdesin e ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sh.T.Z.Gent Cakaj. Pavarësisht se nuk është ministër i Jashtëm i dekretuar nga Presidenti i Republikës, zt.Cakaj i atribuon vetes titullin “SH.T.Z”, titull që zakonisht i takon Presidentit të Republikës, Kryeministrit apo Ministrit të Jashtëm.

Në konferencë, e cila pritet të zgjasë katër orë, është folës vetëm ministri në detyrë Cakaj. Konferenca ka dy sesione dhe në të dyja do të mbajë nga një fjalë drejtuesi i diplomacisë shqiptare.

Konferenca pritet të zhvillohet ditën e hënë duke nisur nga ora 09:00 e mëngjesit, ndërsa janë ftuar të marrin pjesë shqiptarë nga Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Gazeta Panorama