26 Tetor 2026

Intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile përmes një deklarate për mediat kanë dënuar dhunën policore ndaj protestuesve.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile u shprehën se dhuna ushtrohet për të pasur heshtje, por se e drejta për protestë nuk mund të ndalet.

“Studentët nuk janë vetëm, ne nuk do i lëmë vetëm. Kemi bërë kallëzim penal në SPAK për dhunën policore. Paketa kundër dhunës që e deklaron edhe kryeministri është një paketë, që të mund të heshtet. Ka një dhunë terrorizuese nga policia.

Ne jemi shpresëplotë që hetimi të shpejtohet dhe të ketë një hetim të plotë. Kemi evidentuar 180 raste të evidentuara të dhunës policore ndaj qytetarëve, studentëve dhe gjimnazistëve”, tha një nga përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Një nga avokatet deklaroi se është parë dukshëm që policët kanë ushtruar dhunë ndaj studentëve e ndaj shpreson që të ketë edhe ndëshkim për efektivët, që kanë qenë të dhunshëm në tubime.

“Pres masa sigurie për policët dhe jo studentët. Nuk diskutohet fare kjo çështje, pasi në protesta ka sjellje të dhunshme nga policia, që nuk janë dyshime, por me fakte.”, tha ajo.