24 Tetor 2026

Një nga studentet në protestën para Ministrisë së Arsimit tha se kryeministri Edi Rama duhet që të ikë nga pushteti.

Studentja nënvizoi se në Shqipëri duhet të rrijë ose Rama ose studentët.

Ajo shtoi se dhunën po e nxit vetëm policia. Sipas saj, Rama vetëm duhet që të ikë e nuk ka zgjidhje tjetër.

Studentja: Ose ne ose ai. Nuk i ka mbetur rrugë tjetër, përpos se të ikë. Tani që na ka vrarë, duhet vetëm të ikë, nuk mund të dialogohet më me kryeministrin. Kam qenë në tubim që në protestën e Flamingos. Mendoj se dhunën po e nxit vetë policia. U bëj thirrje studentëve, që të bashkohen. Nuk duhet të kemi frikë, duhet të zhduket frika, sepse këtë po përpiqen të na frikësojnë

Një mendim të ngjashëm dhanë edhe studentët e tjerë të pranishëm në tubim. Ata u shprehën se frika nuk duhet të ekzistojë dhe se në protestë duhet të dalin sa më shumë persona.