Edi Rama

24 Tetor 2026

Pasi nuk harroi obsesionin e tij mediatik me “analistët e mbrëmjes” që me sa duket e ka kohën t’i ndjekë rregullisht, Rama këtë herë futi në listë edhe fenë.

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish protestën studentore gjatë një adresimi në platformat sociale me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo.

Kryeministri pretendoi këtë herë edhe që protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen duan sipas tij të na çojnë në luftë fetare.

“Ne kemi dhe një sërë specifikash që i ndjekim me kujdes. Dje ju informova për një listë të gjatë personash me precedentë kriminalë, të cilët nën maskën e studentit, po pa asnjë lidhje me statusin e studentit, me lëvizjen imagjinare studentore, ushtruan dhunë…

Një listë, domethënë, përfaqësuese e një komponenti protestuesish që është integruar në këtë masë të larmishme personash, me një qëllim të qartë: destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës sonë…”

Pasi nuk harroi obsesionin e tij mediatik me “analistët e mbrëmjes” që me sa duket e ka kohën t’i ndjekë rregullisht, Rama këtë herë futi në listë edhe fenë.

“Ajo që më bëri përshtypje ishte përsëri reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj një liste që minimalisht duhet t’i bënte të gjithë të reflektonin nga mosdistancimi ndaj dhunës, sipas VIP-ave të mbrëmjeve të himnizimit të dhunës nëpër këto ekrane…” tha ai duke shtuar se në protestat kundër tij ka  njerëz “të radikalizuar fetarisht”.

“Njerëz të paguar për të yshtur ndasinë fetare janë futur në turmë, të maskuar si studentë”, tha kreu i qeverisë.

Dje ai prezantoi në vetë të parë disa persona me precedentë penalë por në të paktën dy raste informacioni ishte i manipuluar. Protestuesit u përgjigjënë në rrjete sociale duke publikuar listën e gjatë me zv.kryeministra, ministra, deputetë, drejtorë e zyrtarë të lartë që janë të dënuar ose në hetim për krime shumë më të rënda se ato që renditi kryeministri.

j.l./ dita