24 Tetor 2026

Ashtu siç pritej, me të mbërritur te Kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve.

Kanë qenë këta të fundit që kanë sulmuar me gurë efektivët dhe makinat e autoboteve, teksa në një moment kanë hedhur edhe një mjet piroteknik.“Me plumba gome, vazhdoni”, dëgjohet një urdhër nga megafoni.

Pas pak çasteve policia ka vënë në veprim autobotet dhe ka hedhur gaz lotsjellës, duke shpërndarë momentalisht protestuesit.

Një përshkallëzim ndodhi  edhe në protestën para Ministrisë së Arsimit.

Disa prej të rinjve të pranishëm në tubim kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së ministrisë.

Ndërkohë policia është përgjigjur duke i shpërndarë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Përplasjet vijnë në një moment kur protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje më të gjerë në tubim, ndërsa mesazhet e tyre janë përqendruar te kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Nga Gazeta Dita