Lubonja: Rama gabon nëse qëndron në pushtet me dhunë policore

24 Tetor 2026
Analisti Fatos Lubonja, teksa ka nisur protesta kombëtare në Tiranë, është shprehur se situata aktuale kërkon reflektim nga të gjithë aktorët politikë që kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës.
Sipas Lubonjës faktorët opozitarë duhet të gjejnë mënyrën më të mirë për të rritur pjesëmarrjen në protestë dhe për të siguruar mbështetjen më të madhe të mundshme në zgjedhjet e ardhshme, nëse kryeministri vijon të refuzojë largimin nga pushteti.
Analisti tha se, sipas tij, Rama ka ndërmend të qëndrojë në pushtet, duke e cilësuar këtë si një gabim si për kryeministrin dhe partinë e tij, ashtu edhe për Shqipërinë.
Lubonja: Nëse Edi Rama do të vazhdojë të këmbëngulë duke mos u larguar, siç mendoj se ka ndërmend të bëjë gabimisht, si për të dhe për partinë e tij, ashtu edhe për Shqipërinë, duke qëndruar aty me dhunë policore.
Është me vend edhe mendimi politik, jo vetëm emocional, por edhe politik, se si duhet forcuar kjo protestë dhe masa e atyre që duan Edi Ramën jashtë politikës dhe qeverinë e tij jashtë pushtetit.
