Policia vazhdon me bomba shurdhuese drejt protestuesve, të rinjtë hedhin molotov drejt efektivëve

24 Tetor 2026
Sot ka patur nje tjeter lloj gazi helmues, nuk nxierr tym, por ka efekt te fortë tek shendeti i protestuesve
Qytetarët janë mbledhur tek Sheshi Skënderbej, ndërsa policia vazhdon që të ndërmarrë masa ekstreme.
Efektivët po përpiqen që të shpërndajnë turmën, duke hedhur bomba shurdhuese, gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate.
Protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të efektivëve.
Si pasojë e “armatosjes deri në dhëmbë” të policisë, ka shumë protestues të dëmtuar.
Sot është protesta kombëtare kundër qeverisë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë kërkesë për dialog, por protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.
