24 Tetor 2026

Avokati Altin Goxhaj ka publikuar një video ditën e sotme, ku tregon se është qëlluar me plumb gome.

Goxhaj ka marrë pjesë në protestën kombëtare që po zhvillohet në Tiranë, ku ka tensione mes policisë dhe qytetarëve. Në video, avokati tregon se ka marrë një plumb gome pikërisht mbi zemër.