24 Tetor 2026.

Ne gjithe qendren e Tiranës degjohen edhe bomba shurrdhuese që dallohen nga zhurma e hedhjes së gazit lotsjelles, plumba gome.

Me tensione po regjistrohet protesta e sotme, e cila është shpërndarë në disa zona të Tiranës, ndërsa policia nuk është kursyer me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Mbi 6000 forca policije ne qender të Tiranes, makina te bardha pa identifikim me forca civile dhe policije po sulmojnë në cdo rruge brenda Unazes së Tiranës.

Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala raportoi nga zona e Bulevardit, ku aksi që shkon drejt Rrugës së Elbasanit është bllokuar me kazanë, të cilëve u është vënë flaka. Ndërkaq, policia po përgjigjet me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese.

Ajo pohoi se rreth 6 mijë forca policie janë angazhuar në këtë protestë, ku të rinjtë, akademikët dhe mjekët kërkojnë dorëheqjen e Ramës.