“Ju erdhi fundi”/ Nuk ndalen protestuesit! Mblidhen tek Sheshi Skënderbej, policia sërish me gaz lotsjellës masiv

24 Tetor 2026
Studentët dhe qytetarët që kanë dalë në protestë nuk ndalen
Edhe pse policia ka bërë çdo gjë që t’i shpërndajë, sërish protestuesit janë mbledhur bashkë.
Efektivët vazhdojnë që të përdorë plumbat me goma dhe ujin me kimikate.
Protestuesit vazhdojnë përpjekjet që të bëhen bashkë, pas tentativave të efektivëve që të shpërndajnë qytetarët.
Studentët dhe qytetarët e tjerë thërrasin në kor “Ju erdhi fundi”, duke mos u ndalur asnjëherë në revoltën e tyre.
