Përplasje para Kryeministrisë! – Policia nxjerr autobotët dhe hedh gaz lotsjellës, protestuesit rezistojnë

24 Tetor 2026
Ndërsa masa e jashtëzakonshme e njerëzve ishte afer Kryeministrisë, policia nuk i ka lejuar.
Pavarësisht edhe ndaj plumbave të gomes, protestuesit rezistojnë dhe qëndrojnë aty.
Efektivët kanë nxjerrë autobotët dhe kanë hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Gazi lotsjellës po hidhet, edhe pse në protestë mund të ketë edhe fëmijë. Gaz lotsjellës është hedhur edhe tek Ministria e Brendshme, edhe pse këtu nuk kishte përplasje.
Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit të vendit Edi Rama, që e akuzojnë për keqqeverisje.
