23 Tetor 2026

Analisti Fatos Lubonja u shpreh se protesta e studentëve javën e fundit ka hedhur poshtë fasadën e regjimit të Ramës dhe ka treguar fytyrën e tij të vërtetë.

Lubonja në Prime Neës24, theksoi se deri më tani Rama sundonte me një propagandë mediatike, tani shton ai kemi hyrë në kapitullin e narko-shtetit policor. Njerëz të botës së krimit që mbrojnë interesat e tyre maskohen si policë kundër të rinjve, thotë Lubonja dhe kjo përcjell terrorin te qytetarët.

Lubonja: Trazirat janë dhe si ushtrim muskujsh për regjimin. Mendoj se këto kanë qenë shumë më tepër. Kemi të bëjmë me një regjim autoritar, që do e quaja që gjer dje ka qenë një narko regjim mediatik mund ta quaja. Një narko shtet, një shtet i kapur nga krimi i organizuar. Por që ka ruajtur një fasadë përmes mediave. Ka punuar me propagandën. Ka sunduar nëpërmjet mjeteve fasadë.

Tani jemi në fazën e një kapitulli të ri që hapet në historinë e Shqipërisë që bëhet narko shtet policor ku bie fasada dhe tregohet fytyra e vërtetë. Problemi është çfarë ka bërë Rama që na ka sjellë në këtë situatë? Ka ndodhur që pati ruajti maskën deri paqësore, projektim psikologjikisht, ça ka ndodhur në thelb? Ka ndodhur që ky dora dorës që forcon pushtetin gjithnjë e më shumë është i lidhur me krimin e organizuar, ka futur në lojë në ekonomi krimin e organizuar janë të gjithë këta që mbrojnë interesat e tyre, jo vetëm Ramën. Ata janë njerëz të krimit të organizuar që vishen si policë, të maskuar. Tani është terrori.

Këto janë ndrysho gjithçka, mos ndrysho asgjë. Ai i kishte bë një holandez një letër të hapur, përgjigjja e tij ishte na e ka lënë shëndetësinë në këtë gjendje opozita. Holandezi i thoshte dialog nuk ke sepse problemi je ti. Ai e di që është problemi dhe bën sikur zgjidh këto probleme.