93 disqe (pllaka gramafoni)  nga viti 1920 deri në 1940 ekspozohen në Shkodër. –

Për herë të parë kanë dalë në dritë regjistrime muzikore unike të viteve ‘900, të realizuara në Shkodër nga “Columbia Production”. Këto regjistrime u prezantuan në Muzeun Historik të Shkodrës, për t’u bërë pjesë e një mini-ekspozite të veçantë të titulluar “AR-KA Tingujsh”.

Me mbështetjen edhe të familjes Koliqi, është bërë e mundur të ekspozohen gramafonë me moshë njëshekullore. Në këtë ekspozitë janë prezantuar 93 disqe nga viti 1920 deri në 1940, koleksion i muzeut përveç këtyre dhe dy gramafona njëri gramafon është mekanik i vitit 1920 nga fondi Koliqi dhe tjetri një radio dhe gramafon nga viti 1920-1925 që punon me energji elektrike.

Në qytetin e Shkodrës janë identifikuar 28 banda muzikore që nga banda e Kishës së Madhe, tek ajo e bashkisë, etj.

Kjo ekspozitë u çel në kuadër të ditës së dytë të Takimin Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore në Shkodër. Pjesëtarët e bandave muzikore demonstruan sot në rrugët e qytetit verior.

Në “Takimin Ndërkombëtar të orkestrave frymore” në Shkodër morën pjesë Banda Frymore e bashkisë Shkodër, Banda Frymore e bashkisë Elbasan, Banda Frymore e bashkisë Durrës Banda Frymore e bashkisë Berat, Banda Frymore, Lezhë, Banda Frymore e bashkisë Tivat, Banda Frymore e shkollës artistike “Prenk Jakova”.