4 Tetor 2026

Muaji tetor ka nisur e bashkë me të vjeshta po shpalos bukuritë e saj më të bukura, shoqëruar me foliage, pra nisja e procesit të rënies së gjetheve. Natyra me ngjyrat e saj të larmishme e të ngrohta bëhet destinacioni i preferuar i miliona njerëzve.

Gjatë muajve të stinës së shpirtit, e gjelbra e pemëve dhe parqeve i lë vendin të kuqes, të verdhës e portokallisë. Ndodh kudo, por në disa vende turizmi i foliage zgjerohet për të admiruar ngjyrat që vesh natyra duke premtuar spektakël të jashtëzakonshëm.

New Engalnd në SHBA konsiderohet parajsa e vjeshtës, me pyjet që ngjyrosen me një të kuqe aq intensive saqë duket gati gati joreale, veçanërisht në shtetet e Vermont , New Hamshire dhe Massachusetts.

Peisazhet e Vermont në SHBA janë të preferuara, dhe vjeshta i bën mirë trupit e shpirtit, me një ndalesë në natyrën e paprekur, mes pemëve nën ngjyrën e artë e rrugët panoramike që humbasin në horizont.

Në Kanada vjeshta shprehet në formën e saj më të bukur, me shpërthime ngjyrash nga e gjelbra portokalli, tonalitetet e së kuqes, kafes, të gjitha të pasqyruara në siperfaqe ujore, duke amplifikuar bukuritë.

Vjeshta në Japoni është një moment spektakolar, po aq sa lulëzimi i qershive në pranverë. Në Kyoto, tetori e nëntori janë një spektakël i kuq me pemët e acero  që ndryshojne ngjyrën, pemë që në kulturën vendase janë simbol i elegancës, i ripërtëritjes dhe hijeshisë.

Kouyou që është fenomeni i skuqjes së gjetheve në gjuhen vendase, e mund të admirohet kudo, nga ishulli i Hokkaidos deri tek zonat më jugore, dhe tetori është muaji më i bukur e i përshtatshëm për të shijuar bukuritë e ngjyrave të natyrës.

Kryeqyteti antik i Nara është një ndër skenarët më të këndshëm me nota magjepsëse. Parku i madh ngjyroset me tonalitete të ngrohta duke mbuluar edhe rrugët gjarpëruese që të çojnë drejt tempujve shekullorë.

Por edhe Evropa jonë ofron shumë, duke nisur nga Alpet e Appeninet e Italisë, kodrat e pyjet bregdetare, apo provincat e brendshme, pasi kjo është stina e vreshtave, tartufit, gështenjave e kërpudhave, e ngrohtësisë.

Në Gjermani pyjet e shumta ndërrojne petkun e marrin ngjyrimet e përrallave, veçanërisht e theksuar nga prania e kështjellave të shumta mesjetare, duke ofruar panorama nordike me bukuri të rrallë.

Foliage është fenomeni natyror gjatë të cilit gjethet ndërrojnë ngjyrën, duke krijuar shumëllojshmëri tonalitetesh nga e gjelbra, e verdha, portokalli, e kuqe e kafe, të gjitha në hijet e së ngrohtes.

Por nuk është vetëm një fenomen biologjik, por edhe kimik, meteorologjik e ekologjik. Pigmentet e gjetheve nuk janë thjesht ngjyrues, por molekula me funksione jetësore për bimët.

Disa prej tyre mbrojnë pemët nga dëmet e shkaktuara nga rrezet ultraviolet, teksa të tjera veprojnë si antifeerze natyral. E këtu gjendet edhe klorofili, pigmenti që bën të mundur që të kryhet fotosinteza, dhe me mbërritjen e e vjeshtës dhe zgjatjen e orëve të natës, prodhimi i klorofilit të gjelbër ngadalësohet, duke lejuar kështu ngjyrimet e tjera të tregojnë bukurinë e tyre.

Por nuk është vetëm biologjia që bën që bimët të tregojnë madhështinë e procesit të foliage, pasi pikërisht ndryshimi i kohëzgjatjes së ditë natës janë kushte thelbësore, që ndikojnë tek ndryshimi i ngjyrave.

E teksa kemi ditë me diell e netë më të ftohta, natyra përshtatet duke prodhuar një kombinim perfekt të një procesi foliage të larmishëm, i cili ndodh në gjithë botën, por kudo me veçanti tipike.

Çdo pemë, kontribuon në mozaikun e ngjyrave të foliage, me hijëzime nga më të ndryshmet e pasur me kontraste e pasqyrime, ku natyra bëhet skenografike në madhështinë e saj.

Përtej kësaj, foliage nuk është vetëm një ndryshim i ngjyrës së gjetheve të pemëve, por një event që na fton të ndalemi dhe të vlerësojmë bukurinë dhe kompleksitetin e botës natyrore, moment për reflektim që na fton të rizbulojmë kënaqësinë e një shëtitjeje në mes të pemëve, që janë dhe qëniet më të bukura, më jetëgjata në Tokë e më të rrallat dhe unike në Univers.