18 Nëntor 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë shkëmbyer një shtrëngim duarsh përpara darkës së mirëseardhjes së samitit të APEC-ut, që po zhvillohet në Shenzhen të Kinës

Takimi mes dy liderëve u zhvillua në praninë e presidentit kinez, Xi Jinping, i cili ndoqi nga afër momentin e përshëndetjes mes tyre.

Më pas, tre presidentët pozuan për një fotografi të përbashkët së bashku me udhëheqësit e tjerë pjesëmarrës në samit.

Ndërkohë, Trump dhe Putin mund të takohen sërish në margjinat e samitit, megjithëse nuk pritet të zhvillojnë një takim të plotë dypalësh.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se në rast të një takimi të shkurtër, dy liderët mund të shkëmbejnë pikëpamje mbi konfliktet në Ukrainë dhe Iran.

Peskov bëri gjithashtu të ditur se Putin kishte diskutuar më herët luftën në Ukrainë gjatë takimit me presidentin kinez, Xi Jinping.