Flakë në Zall-Herr/ Aktivizohet vatra e zjarrit në Tiranë, efektivë dhe mjete zjarrfikëse në terren

4 Tetor 2026
Një vatër zjarri është regjistruar gjatë ditës së sotme në zonën e Zall-Herrit, brenda territorit të Bashkisë së Tiranës.
Sipas informacioneve të siguruara nga terreni, për fat të mirë pranë vatrës së zjarrit nuk ka banesa që rrezikohen nga përhapja e flakëve.
Për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit janë angazhuar menjëherë 6 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë të shërbimit zjarrfikës. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se puna po vijon intensivisht dhe se situata pritet të vihet tërësisht nën kontroll brenda pak minutash.
