18 Nëntor 2026

I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të Sali Berishës ndaj deputetes Sara Mila, duke evidentuar vonesat në drejtësi dhe efektin e tyre në ndarjen e mandateve parlamentare.

Hoxha u shpreh se hetimi duhej të ishte kryer në kohë për të parandaluar hyrjen në Kuvend të personave të dyshuar, pasi tashmë lëvizjet nuk e ndryshojnë balancën politike:

“Po hetohet një krim zgjedhor mbas dy vitesh, në vend që ta hetonim kur duhej hetuar, pra që të mos e lejonim Sara Milën të vinte në Kuvend. Tani dhe po hoqëm Sarën, mandati i ngelet Ramës. Do heqim Sarën, do vijë Klara.

Ai solli gjithashtu një element konkret nga hetimet lidhur me keqpërdorimin e buxhetit të shtetit për qëllime elektorale në njësinë e Gjocajt, ku numri i përfituesve të asistencës sociale u rrit nga 110 në 320 persona. Hoxha përmendi rastin e një emigranti të kthyer nga Greqia, i cili denoncoi publikisht faktin se emri i tij ishte futur në listat e ndihmës ekonomike pa pasur nevojë dhe pa dijeninë e tij.

Në përfundim, gazetari paralajmëroi se me hyrjen në një vit të ri zgjedhor dhe me buxhetin prej 10 miliardë eurosh, ekziston rreziku që kjo skemë të përsëritet nëse qytetarët nuk reagojnë dhe nuk bashkohen përballë presioneve dhe përdorimit të administratës e policisë.