4 Tetor 2026

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje të mëdha në Kretë, duke sjellë dëme të konsiderueshme në banesa, rrugë, infrastrukturë dhe bujqësi.

Anogia është përmbytur, ndërsa rrugët në Zoniana janë bërë të pakalueshme. Në Rrafshnaltën Lassithi, tonelata me patate janë mbuluar nga uji, ndërsa fermerët kërkojnë kompensim për dëmet.

Në 24 orët e fundit, 101 persona janë shpëtuar dhe dërguar në vende të sigurta. Sipas të dhënave të Observatorit Kombëtar të Athinës, në Xyloskalo të Hanias janë regjistruar 420 mm reshje.

Nga 1 deri më 4 tetor, zjarrfikësit kanë marrë 485 thirrje dhe kanë ndërhyrë në 204 raste, përfshirë 96 operacione për pompimin e ujit.

Një delegacion qeveritar do të udhëtojë të hënën në Kretë për të vlerësuar dëmet dhe situatën në zonat më të prekura.

Banorët e Zonianas e përshkruajnë situatën si të paprecedentë. Autoritetet dhe ekipet e emergjencës vijojnë operacionet, ndërsa përmasat e plota të dëmeve pritet të dalin në pah pas tërheqjes së ujërave.