18 Prill 2023

Gazeta Shqip

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi në zonën e Freskut në banesën e Muhamed Dukës, të atit të Leonard Dukës, armikut të Ervis Martinaj.

Policia ka nisur hetimet, teksa janë pyetur vetëm banorë të pallatit dhe fqinjë, por asnjë nuk ka dhënë dëshmi të vlefshme pasi kanë deklaruar se kanë qenë në gjumë dhe kanë dëgjuar vetëm shpërthimin e fuqishëm.

Ndërkohë, mësohet se prej katër vitesh Muhamed Duka nuk jetonte me bashkëshorten në banesë. Për t’u kujdesur kishte lënë një tjetër njeri, të cilin policia akoma nuk e ka gjetur për ta marrë në pyetje.

Policia, përveç pistës së një paralajmërimi, dyshon se ngjarja mund të jetë edhe e stisur, nisur kjo nga arrestimi i Leonard Dukës në Belgjikë pak javë më parë dhe si një përpjekje për të mos u ekstraduar mund të jetë përdorur kjo taktikë.