Parulla kundër Ballkanit të Hapur në ndeshjen Shqipëri-Izrael dhe “lufta e fotove” mes Edit dhe Vjosës

11 Qershor 2022

Ndeshja e mbrëmshme e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit ka patur edhe pjesën e saj politike.

Në tribunat e stadiumit të Tiranës janë parë tifozë që kanë hapur një pankartë kundër nismës Ballkani i Hapur.

Ata apelojnë për lidhje Kosovë-Shqipëri dhe shkruajnë se nuk duan rajon të hapur me Serbinë.

Midis Prishtinës dhe Tiranës, nisma Ballkan i Hapur, e mbështetur nga Vuçiç dhe Rama ka ngjallur shumë polemika.

Kosova nuk merr pjesë në takimet e kësaj nisme duke kërkuar që më parë Serbia ta njohë si shtet në mënyrë reciproke. Tirana bën thirrje për pjesëmarrje, madje në takimin e fundit me Vuçiç, Rama u akuzua se me batutat e tij relativizoi krimet e luftës në Kosovë.

Përplasja është shfaqur dukshëm edhe në fotot e postuara ditën e sotme nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Parulla kundër Ballkanit të Hapur në ndeshjen Shqipëri-Izrael dhe “lufta e fotove” mes Edit dhe Vjosës

Rama ka shmangur Osmanin nga fotot e publikuara nga takimi me kancelarin gjerman. Osmani është “përgjigjur” duke postuar në rrjete sociale foto ku Rama është prerë në gjysëm.

Gazeta Dita