Nga zyrat e OKB në New York Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës

12 Korrik 2026
Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë
Shqiptarë të shumtë nga shtetet Michigan, Pennsylvania, Massachusetts (Boston), Connecticut, New Jersey, New York Virginia Washington D.C dhe shumë shtete të tjera u mblodhën sot përpara Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, në mbështetje të ditës së 43-të të protestave paqësore në Shqipëri.
Diaspora shqiptaro-amerikane qëndron në solidaritet me qytetarët e Shqipërisë, të cilët vazhdojnë të kërkojnë:
-Shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura (Ligji nr. 21/2024).
-Shfuqizimin e kuadrit ligjor për Investimet Strategjike, si dhe të legjislacionit tjetër që prek zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.
-Vendosjen në Kushtetutë të kufizimit në dy mandate për postin e Kryeministrit.
-Reformë zgjedhore, më shumë transparencë në financimin e partive politike dhe një Kushtetutë të re të miratuar me referendum.
-Dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie kalimtare jopartiake për të mbikëqyrur reformat demokratike.
Ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e madhe e të rinjve dhe të rejave, të cilët kërkonin me vendosmëri dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe thirrjen “Rama ik”, ata iu bashkuan protestës, duke shprehur mbështetjen e tyre për kërkesat e qytetarëve në Shqipëri.
