Në furgonin e policisë i gjakosur – Ky është studenti Klevin Metaj që u përball me 6 efektivë të FNSH-së, e goditën kur po ecte në trotuar

Ky është studenti Klevin Metaj që u përball me 6 efektivë të FNSH-së
14 Tetor 2026
Protesta e studentëve, e nisur fillimisht para Ministrisë së Arsimit, ku u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protesta nisi me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për përmirësimin e kushteve në arsim, por situata u përshkallëzua gjatë tubimit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe autobot me ujë me presion.

Ky është studenti Klevin Metaj që u përball me 6 efektivë të FNSH-së
Disa pamje kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa një student duket i rrahur keq. Personi në foton që ndodhet brenda furgonit të policisë është i riu që më parë përballoi i vetëm me grushte gjashtë policë të FNSH-së, të pajisur me shkopinj gome. Mësohet se ai është Klevin Metaj, student i Universitetit të Tiranë dhe djali i korrespondentes së News24 në Gjirokastër, Brikena Metaj. Nga pamjet e publikuara më pas dukej Metaj duke ecur në trotuar dhe aty goditet nga një efektiv, ndërsa më pas ai përleshet fizikisht me plot 6 prej tyre.
