“Ne Fier Bandat janë si universitet, sot atje janë biznesmenë”. Artan Hoxha flet hapur.

5 SHKURT 2020

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin Opinion ka komentuar si funksionojnë sot bandat kriminale në vendin në Fier dhe me çfarë aktivitetesh merren ato.

‘Sot nuk janë më grupe ato, sot janë organizata të mirëfillta kriminale, janë pasuruar shumë, se kanë shumë para. Trafiku ndërkombëtar i narkotikëve i ka pasuruar shumë. Lidhjet me politikën dhe pushtetin u kanë dhënë garanci që ato para të fituara në atë formë t’i investojnë. Sot ata janë biznesmenë. Kur ndodh një atentat ne themi u vra biznesmeni, nuk themi dot direkt të shkuarën e tij. Po themi statusin që ai gëzon për momentin. Në ndryshim me ata të parët janë shumë më të pasur. Po ti shikosh dhe mjetet që padorin. Nëse ata të vjetërit përdornin mjete që mundoheshin më të forta më të larta për të përballuar rrugët, se rrugët ishin më të këqija. Sot i ke me mjete krejt tjetër gjë, luksin nuk e fshejnë. Po ta shikosh të gjitha emrat që diskutuam kemi anashkaluar një qytet që është i rëndësishëm. Ka strukturimin më perfekt, ai është universiteti i krimit të organizuar në Shqipëri. Kur ndodh një vrasje, lajmi është u gjet një kufomë në Seman, kaq. Për mua është qyteti numër një i të organizimit të kriminalitetit. Po ashtu ka grupe shumë të pasur me shtrirje të jashtëzakonshme në disa kontinente. Do të shikosh që këta banditë që ne i nënvlerësonim në atë kohë, në çfarë kapaciteti kanë shkuar sot. Janë shumë agresivë, kafshë territori.’-tha Hoxha.

Gazeta Sot