101 vepra arti në kalldrëmet e Gjirokastrës

21 Shtator 2026
Këto vepra arti janë shfaqur për vizitorët në rrugicat e kalldremta të Gjirokastrës.
Janë 101 punime në pikturë dhe skulpturë të 40 artistëve të ndryshëm.
Ato janë koleksionuar nga Stefan Arseni ndërsa disa prej veprave janë dhuratë.
Ekspozita është hapur në lagjen “Pazari i Vjetër” që është edhe lagjja më e vjetër e qytetit të gurtë.
Ekspozita tërhoqi vizitorë të shumtë, përfshirë edhe turistë të huaj të cilët janë në Gjirokastër në këtë periudhë.
