Televizioni më i madh në SHBA pasqyron protestën kundër Ramës, Berisha përgëzon protestuesit

21 Shtator 2026
Televizioni më i madh në SHBA, Fox News, pasqyroi protestën e organizuar nga shqiptarët e diasporës kundër Edi Ramës në Miçigan.
“Shqiptaro-amerikanët e Miçiganit po protestojnë sot në Troy gjatë një vizite të kryeministrit shqiptar.
Protestuesit u mblodhën përpara hotelit Marriott ku kryeministri Edi Rama u takua me anëtarë të komunitetit.
Protestuesit shprehin solidaritet me qytetarët në Shqipëri ku protestat vazhdojnë për planet e ndërtimit në bregdet, korrupsionin e dyshuar dhe ligjet elektorale,” raportoi rrjeti amerikan më i ndjekur në Miçigan.
Ndërkohë pamjet e kronikës së Fox News u publikuan edhe nga kryetari i PD, Sali Berisha.
“Protesta e shqiptaro-amerikanëve kundër Ramaduros në Miçigan në mediat më të mëdha amerikane! Ju lumtë!” shkruan Berisha.
