21 Shtator 2026

Gazetari Robert Papa ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se qëndrimi i tij në SHBA zhvillohet në një klimë ku hetimet amerikane ndaj tij mund të thellohen. Papa përmend Kongresin amerikan, CIA-n dhe FBI-n, ndërsa pretendon se çështjet që lidhen me trafiqet, paratë dhe marrëdhëniet e Ramës me figura të ndryshme në SHBA mund të çojnë deri te prangat.

Analiza e plotë e Robert Papës në “Fokus Tv”

Edi Rama kishte mundësinë të ishte në Uashington, ku do të firmoset anëtarësimi i Shqipërisë te marrëveshja e NASA Artemis. Do të firmosë ambasadori i tij, i cili në vitet ’90 është ndaluar nga policia e Bostonit dhe është përgjegjës për humbjen e laptopit me sekretet e NATO-s. Do të jetë dhe ambasadori i tij, i cili përpara një viti u mburr se kishte ftuar sekretarin Rubio të vinte në Tiranë dhe ai kishte pranuar Rubio s’ka idenë se ku është Tirana zyrtare, pa diskutim.

Por përse lartmadhëria e tij, i akuzuar si trafikant, nuk do të ishte në Uashington, por ka pranuar të marrë pjesë në një fshat të quajtur Trojë në Miçigan, ku shqiptarët po tallen: “Gomari i Trojës”? Ka dhe një veprimtari në Nju-Jork, ku do të jetë një mbrëmje gala, ndërsa njerëzit e tij në Staten Island kanë hapur fjalë se do të vijë edhe Doni i madh (Donald Trump).

Ëndrrat e një autokrati nuk kanë fund. Është në panik, ka frikë se mos helmohet Linda apo hotel-ofruesit e tij në Manhatan, dhe këtë radhë është sekret hoteli se ku do të qëndrojë mbreti lakuriq i social-komunistëve shqiptarë. Natyrisht që Secret Service do ta mbikëqyrë në çdo lëvizje të tij. Secret Service i zotit Trump nuk është Secret Service i Biden-it, por agjencitë që gjurmojnë miliardat e dollarëve e pastrimet do të vazhdojnë si gjithmonë. Rama dhe Bajrami kanë pasur një marrëveshje xhentlemenësh ose katundarësh: një

vit njëri, një vit tjetri. Natyrisht që vende të ndryshme kanë protokoll; nuk vjen kurrë presidenti i Italisë apo mbreti i Anglisë, por kryeministri. Aq më tepër një kryeministër që ka marrë një pushtet vjedhës shumë të madh.

Ai përballet me akuza monstruoze nga Kongresi amerikan, ku shkëlqen Wilson-i, i cili është afër me Mar-a-Lago-n e me familjen e Trump-it. E në qoftë se do të donte Bjellorusinë, kush do ta kishte ndalur, ai i cili ka kërkuar përsëri në dëgjimin e fundit në Kongres hetimet e Ramës me trafiqet dhe me trysinë e madhe të këtyre parave për zgjedhjet? Është thënë haptas, edhe pse zyrtari i Departamentit të Shtetit u mundua në gjuhë diplomatike të ofronte një bashkëpunim që ka me qeverinë e Tiranës, i cili në fakt nuk ekziston.

Zhvillimet

Janë me qindra shqiptarë, mbase me mijëra, të cilët do ta presin Ramën siç e meriton edhe në fshatin e vogël Troy në Michigan. Troy është vendi ku ka jetuar Olsi dhe ku së fundmi ka qenë dhe djali i tij, i cili kurohet. E gjithë familja e kryeministrit, kur vjen në Amerikë, kryen vizita mjekësore sepse mjekësinë e vendit të vet e ka shkatërruar e nuk ka besim. I urojmë shërim të shpejtë! Duket se ka probleme të mëdha shëndetësore dhe kognitive, duket qartë.

Nuk e shpëton dot Ramën një takim në Staten Island; nuk e zhvillon në Manhattan, madje dy vjet më parë ishte edhe në bodrumin e një spitali në Bronx, sepse e di që këtë radhë shqiptarët edhe mund ta godasin me vezë të prishura e domate, e askush nuk i ndal. Ka një protestë të madhe më 25 shtator përpara OKB-së dhe do të ketë një pjesëmarrje të madhe. Unë them se do ta presin si Mehmet Shehun kur pat ardhur. Kandili i Ramës është shuar dhe Rama këtë e di, por ai mund ta shtyjë duke ndenjur në bashkëpunim jo vetëm me krimin, por me të gjithë klasën politike që nuk kërkon dhe nuk pranon të largohet ashtu siç e meriton.

Problemet

Inati si inat, ideja se mund të kapë ndonjë foto me Donin e madh nuk duket logjike, sepse e pamë te Bordi i Paqes kur ndaj Ramës Trump-i ishte mospërfillës, sepse është një figurinë shumë e vogël për Donin e madh. E aq më tepër që Doni i madh ka probleme të mëdha këtu. Dhëndri mediokër Kushner akuzohet se e ka rritur pasurinë e tij me 224% gjatë kësaj kohe, duke qenë si këshilltar për marrëdhëniet diplomatike një njeri mediokër.

Media amerikane e sulmoi ashpër për aferat e vjedhjes së Sazanit e Zvërnecit, dhe ai, edhe pse teknikisht është zbrapsur nga Sazani duke shkuar në Greqi, nuk po flet sepse paratë e krimit i kanë vënë një barrë atij. Kjo do t’i kushtojë pa diskutim atij, që nga ata që janë afër Trump-it cilësohet si këlysh i Soros-it. Ndaj Soros-it ka nisur një hetim i thellë dhe Trump-i i ka hequr të drejtën e mospagimit të taksave si organizatë jofitimprurëse, që me qindra miliona dollarë sponsorizon të majtën radikale amerikane.

Nuk është harruar çështja McGonigal, do të ketë hetime të thella edhe ndaj saj. Por Trump-i është përballë nëntorit, zgjedhjeve të mesmandatit dhe sulmeve të mëdha nga e majta, madje edhe nga televizione si Fox News, të cilat, duke u orvatur të jenë realiste, nxjerrin që aprovimi ndaj zotit Trump është te 30-33%. Është e vështirë që një njeri i vetëm të ndryshojë të gjithë sistemin politik amerikan. Sistemi politik amerikan është i korruptuar, por është sistemi më i mirë në botë dhe këtu përpara drejtësisë nuk falet.

Ju kam sjellë shembullin e kryetarit të Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senat, i cili është prapa prangave edhe pse ishte senator — jo si Mata Hari, pastruesja greke në Greqi, që sot faktikisht është kryeministre reale dhe çdo ditë dalin vila e vila, por vilat janë nga të dyja krahët. Unë e di që shumë njerëz janë zhgënjyer nga tkurrja e protestës. Nuk është e lehtë mbi 111 ditë të dalësh në vapë, të shkosh të punosh paradite për të mbijetuar dhe mbasdite të dalësh të protestosh.

Numrat do të shkojnë përsëri në 50.000 dhe 100.000. Protesta ka zgjedhur të jetë gandiste, jo me dhunë. Meloni në Itali 4% kishte e sot është në pushtet. Mos ju duket habi që protesta të prodhojë edhe pushtet! Nuk ka nevojë të shpallen parti politike, mjafton lista — lista e Këshillit Kombëtar do të mundë çdo listë sepse është shumë i fuqishëm. Ndërkohë Rama ka një qeveri qesharake. Ministrja e Financave thotë që leku është forcuar shumë, por çmimet vazhdojnë të jenë të rritura. Natyrisht që vijnë nga Aruba miliarda e miliarda euro, por përse të jenë çmimet e larta se leku është i fortë? Po si qenkësh kjo gjë? Është leku i fortë kur Banka blen me 2-3 miliardë euro, pra duke hedhur sasi të mëdha leku në treg, e kjo bën që të ketë inflacion?

Largimi i Ramës

Por Rama bojaxhiu ose piktori, sipas veprës, ngjason me Hitlerin e Trusit të Lulelakrës. Ndaj ai brez i bukur proteston. Unë shpresoj që opozita duhet t’i bashkohet masivisht protestës. Refreni është: “Mos dëgjoni mikrofonin”, sepse, pa diskutim, protesta aty është laramane, ka nga të gjitha skajet. Por ajo bukuria e atij brezi, kur dilnin gra, nëna, vajza e fëmijë me ato parulla, do të dalë përsëri. Rama është lakuriq; protesta e ka zhveshur, e ka ekzekutuar, e ka vrarë. Rama është i vdekur politikisht, nxit dhunë.

Është e turpshme mënyra se si policë të veshur pa uniformë arrestojnë dhe tërheqin zvarrë njerëz në bulevardin e Tiranës. Mos të jenë kaq të rreptë, sepse ka me qindra dhe me mijëra nga opozita ish-officerë policie, njerëz të përgatitur që mund t’ia kthejnë një ditë e mund ta djegin Kryeministrinë. Mos u trembni, kështu ndodh në botën e përparuar: ishte 6 janari, ishte në Francë, në Greqi, dhe Rama është jashtë realitetit.

Është në siklet të madh sepse Aruba e ka marrë peng; janë miliardat e dollarëve që kërkon t’i pastrojë, e nuk i pastron dot. Dhe kur shikon Metën, që nuk ka qenë i varfër e që nuk është në gjendje të ketë një avokat të shtrenjtë, frikën e ka për vete, sepse kështu do t’i largohen atij të gjithë, siç i janë larguar. Dhe beteja midis llojit do të jetë kanibale, siç është te partia që e përfaqëson. Përsëri kërkon të tallet me ballistët e nacionalistët! Ore zotëri, partia e Spiro Kolekës tënd dhe e Enver Hoxhës, vazhduesi i të cilit ti je, deri në vitin ’41 nuk ka luftuar fare! Kanë qenë këta nacionalistë ballistë që luftonin ndaj pushtimit fashist dhe janë vrarë. Dhe në qoftë se ti vazhdon me atë se ballistët kanë ngrënë pula, partia jote ka ngrënë njerëz; është e përgjakur! Jo kot të zgjodhën ty; të morën nga rrugicat e Parisit, nga poshtërësitë.  Ty të tmerrojnë, dhe sa herë që vjen diaspora në Tiranë, ti e shikon. Ata do t’u kthehen një çast atyre policëve civilë që të tërheqin zvarrë, dhe ty do të të tërheqin zvarrë! Shehaj ka të drejtë kur thotë që në trekëmbësh do të tërheqin, në qoftë se dalin 150.000. Unë e ndiej që do të dalin.

Ti po vjen, dikur vinte një kriminel tjetër, Mehmet Shehu. Lexo pak të shikosh se si u sollën ndaj tij; ty mund të të ndihmojnë disa jashtëqitje antikombëtare të të presin edhe në fshatin Troy. E di ti që edhe Ramiz Alinë ata e kanë ruajtur si bodigard kur vinte në Nju-Jork në OKB, siç thoshte ai? Dhe Alia asokohe takonte Shevardnadze-n. Siç ke takuar ti, kur erdhe herën e parë, Lavrov-in. Ti mund të shkosh në Newsmax, të përdorësh Grenell-in, vëllain tënd Vuçiç, të bësh ndonjë foto korridoreve të OKB-së, por ti je personi që ke vdekur politikisht për Uashingtonin në politikë. Nuk je më faktor, ti je në ikje. Zgjat një muaj, zgjat dy, zgjat një vit, shumë gjasë ka, ti ke ikur dhe ti do të ikësh me pranga. Mund të ikësh edhe si “Ramaduro”, sepse CIA, FBI, ideja pas ligjit nga Wilson ka nisur të veprojë, dhe ti i di mirë lidhjet e tua me krimin deri këtu. Nuk të shpëton as Netanyahu, asgjë, as Zoti! Fundi yt do të vijë, po vjen nga shqiptarët. Nuk mund t’ia shesësh atë vend të bekuar kriminelit Netanyahu.

Nuk ndodh, nuk ndodh! Ti mund të hash darkë me Rockefeller-in, sepse janë të filmuara dhe të përgjuara darkat e tua në hotelin e njerëzve tuaj në Manhattan. Ti e di, ti e di mirë, sepse ti i di shpenzimet marramendëse, transfertat miliona e miliona dollarë, oreksin pafund të familjes tënde kusare, sepse gjithmonë ke qenë “person of interest” nga ata që duan që Shqipëria të mbetet tokë e ndikimit amerikan. Ti në zemër je varshavian, në zemër je me Moskën, sepse përfaqëson atë parti të prindërve të tu biologjikë dhe të babait tënd shpirtëror. Mos u tall me Ballin Kombëtar, sepse kryetari i Ballit ishte djali i Abdyl Frashërit të madh!”.