Reforma territoriale/ Balla shpërfill kundërshtimet e socialistëve, PS e përçarë drejt Kuvendit, zbardhet skenari i votimit

21 Shtator 2026
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se propozimi i tyre për Reformën Territoriale do të votohet në Parlament, pavarësisht faktit se qytetarët që preken nga shkrirja e bashkive e kanë kundërshtuar.
Në një komunikim për mediat, Balla tha se edhe në vitin 2014 kishte kundërshti nga banorët, por shtoi se reforma po bëhet në kohën e duhur. Ai tha gjithashtu se do ta përfundojnë votimin me 8 ose 15 tetor.
“Unë kam bindjen e thellë sepse tanimë edhe vitet që kam këtu më kanë bërë të kuptoj edhe në vitin 2014 ka patur refuzime, një lloj rezistencë. Sot jemi pas 12 vitesh dhe mendoj që kjo reformë është në kohën e duhur edhe pse mendoj se me të mbyllur votimin e kësaj reforme në 8 tetor, apo 15 tetor, kurdo që të jetë.
Ne të fillojmë punën prapë sepse Komisioni duhet të fillojë punën për disa akte të tjera ligjore siç janë të gjitha ligjet që rregullojnë vetëqeverisjen vendore dhe mënyrën që të rrisim kompetencat, përmirësojmë shërbimet dhe të garantojmë një qeverisje sa më të mirë. Ligji që ndryshon është vetëm për ndarjen administrative.
Në Komisionin e Posaçëm janë diskutuar dhe deri në maj të ardhshëm kur janë zgjedhjet, koha e është e mjaftueshme se këshillat e reja që do të dalin nga kjo reformë, bashkitë t’i ketë gati edhe këto ligje”, tha Balla.
Kujtojmë që propozimi socialist, që parashikon uljen e numrit të bashkive banorët ë preken. Në disa janë mbajtur edhe protesta, ndërsa në Divjakë, qytetarët vazhdojnë të dalin në shesh kundër këtij propozimi që kur u bë publik gjatë verës.
