Zjarri në Shushicë, shërbimet zjarrfikëse në luftë me flakët, rrezikohen tre banesa

21 Shtator 2026
Dy automjete të shërbimit zjarrfikës janë nisur drejt fshatit Bunavi dhe Grabian në Njësinë Administrative Shushicë, Vlorë, pas përhapjes së një zjarri në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët rrezikojnë tre banesa, ndërsa zjarrfikësit po shkojnë në terren për të ndërhyrë dhe parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave.
