Policia e Shtetit ka dal në gatishmëri pas shkak të motit të keq që ka prekur vendin.

Në një deklaratë për mediat, forcat e rendit bëjnë me dije se janë ngritur grupe pune ne çdo bashki për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.

Policia ka nxjerrë dhe disa nga rrugët interurbane, nga Tirana, Durrës e deri në Lezhë, ku nuk ka munguar dhe apeli për shoferët që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën.

“Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë, dhe për të menaxhuar trafikun rrugor.

3 Nentor 2023

Në DPPSH dhe në çdo Drejtori Vendore të Policisë, janë ngritur grupe drejtimi të cilat kanë kaluar në gatishmëri.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë, me mjetet e tjera në rrugë.

Zonat me risk më të lartë janë:

  • Lezhë, rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse;
  • Fushë Krujë, rrugët në zonën urbane dhe rrugët lidhëse interurbane;
  • Tiranë, rrugët urbane dhe ato interurbane;
  • Durrës. rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse me Tiranën dhe me pjesën tjetër jugore;
  • Elbasan, rrugët në zonën urbane dhe rrugët interurbane lidhëse.
  • Gjithashtu,  Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos qëndrojnë në vende të pasigurta, duke qenë se për shkak të reshjeve dhe erës, mund të rrëzohen pemë ose mund të bien sende të forta nga lartësitë.
  • Për çdo rast nevoje për ndihmë, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët të telefonojnë numrin pa pagesë 112”, thekson Policia e Shtetit.
  • Gazeta Panorama