3 Nentor 2023

Lumi i “Lanës” ka dalë nga shtrati në afërsi të “Pallatit me Shigjeta” dhe ka përmbytur rrugët.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Panorama.al, lumi ka “pushtuar” rrugët në atë zonë, teksa njerëzit kalojnë mes përmes ujit.

Raportohet se uji ka hyrë nëpër biznese ndërsa janë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.