Deputetët socialistë bëhen me ‘hije’ nga protestuesit, futen në Parlament 1 orë përpara

29 Tetor 2026
Deputetët socialistë kanë mbërritur më herët se zakonisht në Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim shmangien e protestuesve, raporton gazetarja Fjorela Beleshi.
Protesta e studentëve hyn sot në ditën e 17-të. Rreth orës 09:30 protestuesit pritet të grumbullohen pranë godinës së Kuvendit.
Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë thirrjen për dialog, përmes sofrës së gurtë, por kërkesa kryesore e studentëve mbetet dorëheqja e tij.
