Investigimi/ “Armët i shesim në vende në konflikt”- Si Ermal Nufi justifikoi 32 mln euro-t për Ron Yeffet! Qeveria shqiptare, notere e projekteve të biznesmenit izraelit

Ron Zeffet
29 Tetor 2026
Pas audiopërgjimeve nga ish-zv.kryeministri Arbën Ahmetaj, janë publikuar të tjera detaje mbi atë që konsiderohet si afera e armëve dhe roli i biznesmenit izraelit Ron Yeffet.
Në fokus janë fondet publike, krijimi i kompanisë shtetërore KAYO dhe pretendimet për importimin e armëve nga Sudani, ripaketimin në Shqipëri dhe rieksportimin e tyre drejt Ukrainës.
Emisioni Plug denoncoi rreziqet më të mëdha të kësaj afere, të trafikut të armëve në emër të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s. Gjithçka ka qenë e para menduar nga Ron Yeffet, dhe se qeveria shqiptare është shndërruar në notere të projekteve të izraelitit.
Duke krijuar KAYO-n, një Shoqëri shtetërore dedikuar planeve të Yeffet e më pas me VKM zinxhir për ti hapur rrugë biznesit të armëve. SPAK ka nisur tashmë një hetim, për të cilin në fund duhet të nxjerrë edhe përgjegjësit, të cilët janë me emër dhe mbiemër në këtë aferë, por edhe me prova evidente.
Me këtë deklaratë ministri Ermal Nufi justifikoi 32 milionë eurot, deri në momentin e daljes në dritë të përgjimit. Pas publikimit të audiopërgjimit, ku Ron Yeffet flet për armë të trafikuara nga sudani, ripaketimit në Shqipëri dhe rieksportimi, siç ministry Nufi edhe vartësit e tij, nxituan që të mohojnë veten.
Sipas përgjimeve të bëra publike nga Arben Ahmetaj për emisionin Çim Peka Live, armët nuk prodhohen aspak në Shqipëri por merren në Sudan, paketohen si shqiptare dhe në bashkëpunim me shtetasit Ukrainas në përgjim po tentoheshin të shiteshin në Ukrainë.
Kujtojmë këtu që përgjimi është i janarit 2026, kurse deklarimet e Ermal Nufit në interpelancë janë bërë në muajin prill.
Ermal Nufi deklaron se po funizon me armë zonat në konflikt, Yeffet flet për trafik, ndërsa kompania Kayo me Timak Defence apo edhe kompanitë e tjera, deri më sot kanë kapacitetete vetëm për lyerje me bojaxhinj emigrantë nga Turiqia, e kurrsesi skanë kapacitete për prodhim armësh e mjetesh siç thotë ministri Nufi. Përballë dyshimeve për trafik, në mungesë të kapaciteteve prodhuese, fill pas publikimit të audiopërgjimit, vetë ministri Nufi, Ardi Veliu e Arjeta Puca nxituan të justifikojnë interpelancën e Nufit në parlament.
Kur ministri i Mbrojtjes u përball me deklarimet e biznesmenit izraelit të audiopërgjim Ron Yeffet, Nufi zgjoghi të largohet me nxitim, dhe pa dhënë një përgjigje për mediat dhe opinionin publik.
Siç në rastin konkret, edhe Prokuroria e Posaçame kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, tashmë ka regjistruar procedimin penale pas denoncimit të audiopërgjimit të ish. Zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj në Emisionin Çim Peka Live. Në kuadër të këtij hetimi, veç administrit të audiopërgjimit, janë kryer edhe kontrolle dhe sekuestruar dokumente në banesën e Ron Yeffet, Ministrinë e mbrojtjes, biznese dhe tek personat e lidhur me këtë aferë.
