ergys agasi

29 Tetor 2026

Pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, edhe Ergys Agasi pritet të transferohet. Për transferimin e tij është firmosur urdhri përkatës nga Sadleva Bodo.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë, forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DAP) kanë mbërritur në paraburgimin e Bradasheshit, ku ndodhet Agasi, për të kryer procedurat e transferimit.

Burgu ku do të transferohet mbahet sekret për arsye sigurie.