Politikanë e profesorë të ‘zhytur’ në plagjiaturë, studentët luftuan për transparencën në 2018-ën por sistemi…

28 Tetor 2026
Në Shqipëri, operojnë 40 institucione të arsimit të lartë, nga të cilat 14 publike dhe 26 private. Këto të dhëna, na rendisin mes shteteve me numrin më të lartë të universiteteve.
“Me universitet dhe shkollën publike është një vizion që nuk shkon për Shqipërinë, me 40 ial një shkërmoqje dhe një mbajtje thjesht me rroga, me hapësira të reduktuara, do të shkojmë në Evropë por si do të shkojmë
Ky raport i lartë pranohet edhe nga vetë Ministria e Arsimit në dokumentin e Politikave të Arsimit të Lartë 2026-2030, ku rezulton se Shqipëria ka 15 universitete për 1 milion banorë. Një normë sa dyfishi i BE që numëron 7 universitete për 1 milion banorë. Fq 19”, u shpreh pedagogu, Aleko Miho
“Ka ardhur koha që ne të mos kemi 40 universitete që nuk [prodhojnë shkencë, Zvicra nuk ka më shumë se 12 universitete dhe është i pari në botë për inovacion”, u shpreh Taulant Muka, kërkues shkencor.
Aktualisht Shqipëria ka rreth 900 studentë për 100,000 banorë, ndërkohë që raporti i regjistrimit të nxënësve në arsimin e lartë është 58.8%. Sot, rreth 50,000 studentë mbështeten me bursa.
Në vitin 2022-2023, personeli akademik përbëhej nga 4,844 pedagogë, afërisht një pedagog për 28 studentë.
“Në vite kemi qenë gjithnjë të harruar, ne dolëm në protestë disa vite më parë sepse qeveria na harroi fare në drejtim të pagës”, u shpreh pedagogu, Aleko Miho.
Por, përtej këtij numri të lartë universitetesh dhe të rinjsh që ndjekin studimet e larta, diploma që mbajnë në dorë studentët shqiptarë u ofron mundësi të kufizuara si në tregun e punës vendas, ashtu edhe në atë të Bashkimit Evropian, ku Shqipëria do të integrohet.
“Po të kishte shtet 70% e universiteteve mbylleshin dhe u japin të rinjve një iluzuion që i mashtron për të ardhmen, sepse nuk u vlen dhe kudo që duhet të shkojnë duhet ta fillojnë nga e para. Pikërisht cilësia e dobët e sistemit arsimor është një ndër arsyet madhore që studentët kanë artikuluar si shkak të daljes në protestë…”, u shpreh Taulant Muka, kërkues shkencor.
“Kjo protestë nuk lindi nga hiçi, por vjen si akumulim i shqetësimit duke i mashtruar me kushte të mira dhe laboratorë dhe asgjë nuk është bërë. Studentët tanë detyrohen të emigrojnë për një diplomë të vlefshme kudo në botë, dhe pasi mbarojnë studimet këtu nuk e kanë fare të lehtë të gjejnë punë”, u shpreh Lili Sula, pedagoge.
“Unë mendoj që sistemi arsimor që lidh studentin me protestën, pra arsye që burojnë nga kushte, cilësia, mungesa e hapësirave. Të zhytur në plagjiaturë, mungesë fondesh dhe pa laboratorë, edhe në vitin 2018 studentët përmbytën Tiranën në protesta, por asokohe u arrit Pakti për Universitetin.
Një ndër premtimet më të bujshme të Paktit për Universitetin ishte verifikimi i titujve akademikë dhe lufta kundër plagjiaturës. 8 vite më pas, premtimi mbetet në thelb i parealizuar…”, u shpreh Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare.
“Pse unë mendoj se kryeministri i theu në besë studentët? Nuk u realizua pjesa e cilësisë, u premtua që do të ndërtohej profil për pedagogët, ato që do të bënin korrupsion do të dilnin jashtë sistemit, nuk u hetua asnjë plagjiaturë dhe thyeja më e madhe në besë është fakti që asokohe u hoq një zëvendësministër për plagjiaturë, që ishte Ervin Demo dhe sot Rama e sjell atë si ministër i Brendshëm.
Vetë kryeministri Edi Rama ka pranuar publikisht se plagjiatura në Shqipëri nuk është adresuar siç duhet. Në prezantimin e bilancit të Bordit të Akreditimit, ai e cilësoi plagjiaturën të vetmin element që ka mbetur pa u adresuar”, u shpreh Rigels Xhemollari.
Problemi nuk është vetëm te studentët, por edhe te vetë njerëzit e sistemit. Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka deklaruar se në vitin 2020 kandidatët për rektorë kanë refuzuar të verifikojnë punimet e tyre përmes platformës anti-plagjiaturë. Kjo do të thotë se disa universitete publike, ka të ngjarë të drejtohen sot nga rektorë me tituj të marrë përmes punimeve të vjedhura. Por, Shahini nuk dha emra aso kohe.
“Njerëzit pa diploma apo me diploma plagjiaturë apo të falsifikuara duke filluar nga ministrat, Evis Manastarlliu, këta njerëz që duhet të ishin përpara përgjegjësisë bëjnë politikat arsimore dhe paraqiten si modele suksesi”, u shpreh Taulant Muka, kërkues shkencor.
Studiuesi Taulant Muka ka denoncuar vazhdimisht dyshime për plagjiaturë nga zëvendësministri i atëhershëm i Arsimit, Ervin Demo, ish-ministrja e Arsimit Evis Kushi, ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu, dekanë e rektorë të universiteteve publike duke thënë se denoncimi nuk lidhej me një emër, por me fenomenin. Këtu, nuk duhen harruar edhe një numër i madh politikanësh që janë zbuluar edhe në investigime të mëhershme nga Inside Story.
“Plagjiatura për marrjen e gradave shkencore apo titujve shkencorë, është vjedhje, falsifikim dhe mashtrim. Në çdo universitet të botës që ti kapesh me plagjiaturë merren masa, kryesisht largim nga punës. Këta kopjacët krijojnë rregulla dhe tallen me studentët që kapen duke kopjuar”, u shpreh Taulant Muka, kërkues shkencor.
“Ervin Demo është bërë ministër i Brendshëm, Taulant Balla, Evis Kushi, pra të gjithë këta që janë kapur në hajdutëri intelektuara janë lartësuar në pushtet.
Sipas paktit të Universitet, do të ngrihej një portal që do të verifikonte çdo punim të profesorëve, por kjo nuk ka ndodhur. Deri më sot asnjë plagjiaturë nuk është verifikuar dhe asnjë masë nuk është marrë megjithëse denoncimet janë publike”, u shpreh Taulant Muka.
“Po të shikosh rregulloren e Ut është vësh duart në kokë. Nëse kapesh me plagjiaturë je i detyruar të bësh një artikull tjetër. Ka nevojë për një veting arsimor, të vendosen rregulla”, u shpreh Muka.
“Portali i transparenca është jashtë funksionit, por jo vetëm kaq. Universiteti i Tiranës konsideron tender sekret, tenderin për të larë shkallët e universitete dhe ne jemi prej dy vitesh në gjyq me ta. Kjo nuk është transparence”, u shpreh Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare.
