28 Tetor 2026

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ilir Alimehmeti komentoi deklaratën e ish presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili e cilësoi kryeministrin Edi Rama si një aset për Shqipërinë dhe se rrezikonte që të humbiste nëse mbaheshin zgjedhjet e parakohshme teksa studentët janë ngritur kundër tij.

Në një intervistë për News24, Alimehmeti theksoi se kryeministri Rama është një aset i Vuçiçit dhe jo i Shqipërisë, ndërsa shtoi se ndërsa shënjestron protestuesit si “agjentë të huaj”, ai vetë këshillohet me ish presidentin serb.

“Doli Vuçiç më pak se një javë dhe deklaroi dhe tha tre gjëra kyçe. Gjëja e parë që Rama është aset në Shqipëri. Aseti i një armiku kombëtar është armiku, qenka aset i Vuçiç në Shqipëri.

E dyta, thotë se e kam këshilluar që të mos sillet kaq butë me protestuesit. Pra Vuçiç këshilloka Ramën se si të sillet me protestuesit. Ky që na thotë neve se jemi agjentë të huaj, u këshilloka me Vuçiç. Dhe tre kjo do ta bëjë të riskojë zgjedhjet, dhe vetë Vuçiç humbi.

Vuçiç është politikan më i zot se Rama. Sjelljet i kanë identike. Vuçiç është nacionalist, Rama jo. Rama është i gatshëm të shesë çdo gjë të këtij vendi vetëm që të ecë vetë përpara”, u shpreh Alimehmeti.

Alimehmeti shtoi se studentët refuzojnë dialogun me kryeministrin për shkak se të gjithë kanë humbur besimin tek ai.