Kush poston, kush qesh, kush ironizon, shpallet terrorist. – Qyfyre nga shteti qyfyr i Edvin Palloshit

28 Tetor 2026
Nga:Ilir Dako
… Në vend të shtetit, kemi një trupë cirku ku Antiterrori luan klounin kryesor.
Antiterrori u krijua si strukturë policore me një mision të qartë: të zbulojë grupet terroriste që rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe jetën e qytetarëve. Prej disa ditësh, ai është kthyer në njësi ushtarake në shërbim të fyhrerit shqiptar, Adolf Kristaq Ramës. Kjo njësi kërcënon, sulmon dhe akuzon këdo që del hapur kundër kryeministrit në këto ditë të vështira. Antiterrori ka braktisur misionin e vet dhe është bërë një detashment represiv kundër kujtdo që ngre zërin ndaj Adolfit shqiptar.
Kështu, shteti i kartonit ka shpikur një nen të ri: Nenin e Memeve dhe të Statusit Subversiv. Kush poston, kush qesh, kush ironizon, shpallet terrorist. Kush hap një crowdfunding, shpallet mashtrues.
Kush vendos një banderolë, shpallet nazist. Kush bën kabare, shpallet armik i kombit.
Ky është një shtet që trembet nga e qeshura, nga ironia, nga groteskja. Ka dalë nga shinat kushtetuese dhe është bërë mashë e një aventurieri që prodhon kaos për të mbajtur pushtetin.
Në vend të ligjit, kemi nenin e qyfyrit. Në vend të demokracisë, kemi nenin e kabaresë. Në vend të shtetit, kemi një trupë cirku ku Antiterrori luan klounin kryesor.
Neni 55 në version digjital
Antiterrori ka nisur hetime ndaj disa protagonistëve të protestave antiramiste. Akuzat janë aq banale sa edhe joprofesionale: synohet ndëshkimi i tyre me një nen që në thelb nuk ekziston, një nen që të kujton nenin 55 të diktaturës së Enver Hoxhës, atë të “agjitacionit dhe propagandës”. Shteti shqiptar rrëshqet çdo ditë e më shumë jashtë rendit kushtetues e demokratik dhe po kthehet në mashë të një aventurieri si Edvin Rama, i cili me çmendurinë e tij ka vendosur të prodhojë kaos. Futja e Antiterrorit në këtë lojë, me kërcënime dhe akuza të paligjshme, është një rrezik i frikshëm për demokracinë shqiptare.
Njoftimet e Policisë së Shtetit për grupin nën hetim janë pjellë e fantazisë së një pushteti të degraduar, që prodhon halucinacione për të zaptuar lirinë e qytetarit.
Gent Progni hetohet për publikimet në rrjetet sociale me fotografi dhe identitete të punonjësve të policisë që qëndronin përballë protestuesve. Sipas policisë, këto publikime rrezikojnë jetën dhe sigurinë e efektivëve dhe të familjarëve të tyre, si dhe nxisin intimidim, kërcënim e dhunë. Ndaj tij ngrihen akuzat për “ndërhyrje të padrejta në jetën private”, sikur privatësia e uniformës të ishte më e shenjtë se Kushtetuta, dhe për “përndjekje”, sikur një status të ishte ndjekje me thikë. Është një akuzë qesharake dhe skandaloze. Kushdo në Shqipëri ka të drejtë të denoncojë e të identifikojë atë që shkel ligjin dhe dhunon qytetarin, dhe Gent Progni është pikërisht një qytetar model që denoncon pa frikë.
Altin Goxhaj akuzohet për “thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “nxitje të urrejtjes dhe grindjeve”, sepse sipas policisë ka postuar fotografi dhe shkrime që bënin thirrje për dhunë gjatë protestave të javëve të fundit. Ky nen duket si i marrë drejtpërdrejt nga manuali i censurës së Enverit.
Arjan Koçi akuzohet se ka hapur një GoFundMe. Pra, terrorizmi i ri qenka crowdfunding. Elton Xhura akuzohet se ka dërguar mesazhe kërcënuese, një grotesk ku bomba virtuale peshon më shumë se realiteti. Eduard Ndocaj, “kaubojsi”, akuzohet se ka ofruar para për dhunë, një western i improvizuar në rrjetet sociale. Dhe një student 20-vjeçar akuzohet se ka vendosur një banderolë naziste: një performancë e kthyer në dosje penale.

Edi Rama. Qyfyre nga shteti qyfyr i Edvin Palloshit
Cirku i fyhrerit prej kartoni
Është e frikshme ç’po ndodh në shtetin e Adolf Ramës, një luan prej kartoni që e quan veten luan, por që është luan i zgjebosur. Kanë rrëshqitur të gjithë. I gjithë shteti ka rënë në një batak të rrezikshëm, që po i rrënon imazhin dhe po e kthen në një sistem qesharak jashtë çdo strukture kushtetuese. Akuza të këtij niveli janë turpi i një institucioni të pushtuar nga patronazhi dhe injoranca.
Antiterrori, dikur i krijuar për të ndjekur hijet e terrorizmit, sot është një trupë cirku e komanduar nga fyhreri prej kartoni. Në vend që të zbulojë celula terroriste, merret me celula Facebooku. Në vend që të ndjekë armë, ndjek meme. Në vend që të mbrojë jetën e qytetarëve, mbrohet nga statuset e tyre. Grotesk i pastër: policia e shtetit që trembet nga një postim.
Përfundimisht, Adolfi shqiptar ka aktivizuar nenin 55, jo gazetën e Fariut, për t’ua mbyllur gojën shqiptarëve.
Qyfyre nga shteti qyfyr i Edvin Palloshit.
