21 Maji 2023

Teksa Italia, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina po përballen me reshje të denduara të shiut, e kundërta po ndodh në Spanjë. Pjesa jugperëndimore e Spanjë është përfshirë nga flakët, ku për pasojë janë djegur 18,500 hektarë tokë dhe janë evakuuar 500 qytetarë.

Shkak i përhapjeve të flakëve janë bërë dhe erërat e forta.

Qeveria rajonale tha se më shumë se 500 zjarrfikës, përfshirë anëtarë të njësisë së emergjencave ushtarake, ishin vendosur dhe po përdornin 10 mjete tokësore, gjashtë avionë, tetë helikopterë dhe 23 automjete rrugore për të vënë nën kontroll zjarrin.

Nga OraNews