Delegatët braktisën sallën teksa Netanyahu nisi fjalimin në Asamblenë e OKB-së, kryeministri izraelit: Kush u largua është frikacak

24 Shtator 2026
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, sapo hyri në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të mbajtur fjalimin e tij, u përball me një protestë të heshtur, por të dukshme.
Me mbërritjen e tij, dhjetëra diplomatë nga delegacione të ndryshme u larguan nga salla në shenjë proteste, duke bërë që ajo të mbetej pjesërisht bosh. Në sallë u dëgjuan gjithashtu thirrje në mbështetje të Palestinës.
Sapo mori fjalën, Netanyahu iu drejtua atyre që u larguan nga salla.
“Kush u largua nga salla është një frikacak moral. Nëse ka të tjerë, le të largohen menjëherë”, deklaroi kryeministri izraelit.
Gjatë fjalimit, Netanyahu iu referua edhe sulmeve me pagera ndaj Hezbollahut në Liban në vitin 2024. Ai tha se Izraeli kishte përdorur këto pajisje në një operacion kundër militantëve të Hezbollahut.
“Ju kujtohen ato pagerat? Ne i sinjalizuam Hezbollahut dhe, më besoni, ata e morën mesazhin”, deklaroi Netanyahu, duke iu referuar sulmit që shkaktoi shpërthimin e mijëra pajisjeve të komunikimit të përdorura nga anëtarë të Hezbollahut.
Netanyahu mbrojti gjithashtu veprimet e Izraelit ndaj Hezbollahut dhe Hamasit, duke deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë luftën kundër tyre.
