22 Janar 2024

Ndryshe nga kallëzimi i parë, ky ka të bëjë me përfitimet, nënkontraktimet dhe të ardhurat në kompani të ndryshme që Carlo Bollino ka përfituar nga tendera sekretë dhe jo të tillë, të kryera në institucione të ndryshme shtetërore. Në mënyrë të drejtpërdrejtë janë përfshirë disa biznese dhe zyrtarë të lartë.

I pari është dorëzuar rreth 10 ditë më parë nga deputeti Flamur Noka në lidhje me ndërtimin e godinës së “Report TV” që pretendohet se ka pasur falsifikime, shkelje të ligjit, fonde të dyshimta, një truall i dhuruar për të ndërtuar një gjimnaz, i tjetërsuar, i dalë në një ankand, marrë me qira 1 euro.

Në kallëzim janë renditur rreth 10 akuza. Në padi, Anila Denaj, ish-ministre e Financave dhe Ekonomisë, sot ministre e Bujqësisë në krah të Carlo Bollinos duket personi me më shumë akuza në lidhje me ndërtimin e godinës së “Report TV”-së.

Ekspertët e opozitës sot i kanë thënë CNA se një kallëzim i dytë është firmosur nga 10 deputetë të opozitës për shtetasin Carlo Bollino.

Ndryshe nga kallëzimi i parë, ky ka të bëjë me përfitimet, nënkontraktimet dhe të ardhurat në kompani të ndryshme që Carlo Bollino ka përfituar nga tendera sekretë dhe jo të tillë, të kryera në institucione të ndryshme shtetërore. Në mënyrë të drejtpërdrejtë janë përfshirë disa biznese dhe zyrtarë të lartë.

Ekspertët theksojnë se dosja penale ka disa vepra që rëndojnë mbi shtetasin Carlo Bollino, por në këtë rast kemi të bëjmë me fonde të përfituara nga shteti.

Gjithashtu CNA mësoi nga ekspertët e opozitës se po përgatitet edhe një kallëzim i tretë që do të dërgohet në SPAK, por nuk është dhënë informacion pasi po verifikohen dokumente voluminoze të siguruara nga institucionet shtetërore, duke kaluar në skaner të ardhurat, përfitimet dhe deklarimet e bëra nga shtetasi Carlo Bollino, i cili është pronari i “Report TV” dhe botuesi i “Shqiptarja.com”.

CNA ka mësuar se ndryshe nga hera e parë ku ka firmosur vetëm Flamur Noka, kësaj radhe 10 deputetë të opozitës kanë kërkuar që të firmosin kallëzimin, i cili është i dyti që dërgohet në SPAK për italo-shqiptarin Carlo Bollino.

CNA dje reagoi me një shënim pas komentit të Bollinos se sulmet ndaj tij ishin të urdhëruara nga Sali Berisha dhe ishin çështje shantazhesh për shkak të qëndrimeve të tij mediatike.

Në fakt, për herë të parë tashmë, pas më shumë se 30 vitesh debat politik siç e konsideron Carlo Bollino, ky i fundit duhet të përgjigjet para SPAK-ut në lidhje me përfshirjet e tij, përfitimet, ndërtimin e godinës dhe të tjera kallëzime për të cilat CNA ka mësuar se deri tani janë të paktën 3, dy prej tyre janë përfunduar dhe e treta që pritet në vijim./ CNA