Sulmi i ashpër i Netanyahut kundër Erdoganit: – Është tiran, po kërcënon Greqinë, por ne…

Benjamin Netanyahu
25 Shtator 2026
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Turqinë dhe presidentin e saj, Recep Tayyip Erdogan, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Netanyahu akuzoi Ankaranë se strehon Hamasin dhe se përhap, sipas tij, akuza të rreme ndaj Izraelit. Ai gjithashtu akuzoi Erdoganin për vrasjen e mijëra kurdëve, pushtimin ilegal të pjesës veriore të Qipros, kërcënimin ndaj Greqisë dhe burgosjen e gazetarëve.
Gjatë fjalimit, Netanyahu e cilësoi presidentin turk si një “tiran”. “Ai bën thirrje çdo ditë për shkatërrimin e Izraelit. Ai thotë se do të bëhet sundimtar i Jerusalemit. Jo, zotëri, nuk do të bëheni.
Është vendi ynë, qyteti ynë, kryeqyteti ynë i përjetshëm”, deklaroi Netanyahu.
