22 Mars, 2018 . –

Nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka hedhur akuza të forta mbi ministrinë e Arsimit, lidhur me projektet që po bëhen në shkollat shqiptare.

Sipas tij promovimi i Gayve dhe lesbikeve në shkolla, është një shkelje e pastër e të drejtave të fëmijëve. Ai tha se këto projekte janë bërë në shkolla pa marrë më parë mendimin e prindërve.

‘Nuk ka prind shqiptar që do të dëshironte të ishte gay, nuk janë pyetur prindërit. Kjo është një pabesi e kësaj ministrie. Ku nuk ka familje nuk ka shtet nuk ka komb.

Që të krahasohet familja e policit të rënë në krye të detyrës me një homoseksual kjo nuk është normale. Ne e dimë mjaft mirë se financimet nga jashtë nga shoqata të caktuara pranë së majtas, patjetër që është edhe Xhorxh Soros një nga financuesit e LGBT-së. Unë jam i djathtë kam bindje konservatore dhe mbështes familjen. Çdo që që rrezikon familjen rrezikon kombin. Kjo është një e keqe e madhe’, tha Hoxha.