Nuk rreshtin perfaqesuesit e LGBTI ne perpjekjet e tyre per te ‘socializuar’ te rinjte, kryesisht te shkollave te mesme kryesore te kryeqytetit, me kauzen e tyre per te cilen shprehen se ndjehen shume krenare.

Eshte pune e tyre te ndjehen mire, krenare me veten e tyre, por jo te “intervenojne” ne shkolla, ku femijet jane derguar atje nga prinderit per te mesuar dije dhe edukuar me kushte te tjera.

Keshtu, aktivistët e LGBT kanë ndërmarrë një fushatë nëpër gjimnazet e Tiranës, duke organizuar ditë takimesh me nxënësit adoleshentë, për të diskutuar mbi bulizmin dhe të drejtat e komunitetit dhe treguar dhe histori me pjestare te ketij komuniteti.

Foto: Shkoll Sami Frasheri dhe Qemal Stafa.

Në fotot e postuara në rrjetet sociale nga Xheni Karaj, shihen qarte aktiviste pranë këtij komuniteti, takimet janë bërë gati ne te gjitha shkollat kryesore te mesme te kryeqytetit.

Dhe kryesisht në gjimnazet “Sami Frashëri”, “Petro Nini Luarasi” dhe “Aleks Buda”, prej dhjetorit 2017, ndersa takimi i fundit duket në 23 shkurt 2018.

Takime të tilla mund të quhen skandaloze, pikërisht për faktin se bëhen në ambientet e shkollave, ku u mësohet të rinjve për të drejtat e komunitetit të homoseksualëve.

Madje njera nder drejtuesit e ketij rrjeti LGBTI Xheni Karaj shkruan ne profilin e saj facebook se “falenderon aktivistet trans Lola dhe Serafina qe ndane eksperiencat e tyre. Bravo goca”.

Foto: Shkolla Aleks Buda.

Pra kane ndare ekspoeriencat e tyre homoseksuale me te rinjte e ketyre shkollave, nje skandal me vete dhe ky.

Sot, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale, akuzoi Ambasadën Amerikane në Tiranë pasi sipas tij në këtë institucion po ju mësohen të rinjve martesat gay dhe legalizimi i drogërave.

Pas këtij postimi, ka reaguar aktivistiti i LGBT-së Kristi Pinderi i cili e ka quajtur Manjanin “të paditur”.(TemA)