Macron paralajmëron një krizë të paprecedentë ushqimore dhe prezanton planin urgjent: – Zgjidhja nga negociatat Rusi-Ukrainë nuk është e afërt

24 Mars 2022

macroniPresidenti i Francës, Emmanuel Macron ka paralajmëruar për një krizë të paprecedente ushqimore. Macron ka propozuar një plan urgjent për sigurinë ushqimore.

“Doja të prezantoja një nismë”- është shprehur Macron duke deklaruar se “duhet hartuar një plan emergjence komerciale”.

Në disa vende, lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj mbi grurin shihen me shqetësim.

Ndërkohë duke folur për luftën, Macron u shpreh skeptik se negociatat Rusi- Ukrainë mund japin një zgjidhje.

“Këtë javë fola disa herë me presidentin Putin”, tha Emmanuel Macron.  Natyrisht, negociatat nuk do të çojnë në një zgjidhje në orët e ardhshme apo ditët në vijim ”, tha ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje të shtypit.

Kreu i Shtetit, megjithatë, kujtoi rëndësinë e kësaj rruge të dialogut. Nëse një marrëveshje do të kishte sukses, është ende “shumë herët ” për të përcaktuar konturet e saj, u shpreh ai.