25 Shtator 2022

Në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, mjeshtrit të madh të pikturës shqiptare Sali Shijakut ju bënë nderimet e fundit.

Artistit, që cilësohet si piktori i identitetit kombëtar, ju dha lamtumira nga miq, të afërm, kolege e bashkëpunëtorë ndër vite.

Orgesi, i biri i qëndroi pranë deri në sekondat e fundit të jetës.

Ai tregon amanetin e të atit.

E përjeton me dhimbje largimin e babait por thotë se vepra e tij e ka përjetësuar.

Në homazhet e të dielës Presidenti, Kryeministri dhe Ministrja e Kulturës nuk ishin të pranishëm por i biri thotë se Sali Shijakut nuk i kanë munguar vlerësimet nga njerëzit që e deshën artin e tij por edhe nga vetë shteti.

Nxënësit dhe bashkëpunëtorët e tij shprehen se Shqipëria ka humbur një njeri e artist të rrallë.

Mjeshtri i pikturës dhe pedagogu shumëvjeçar i arteve të bukura, Sali Shijaku ndërroi jetë të shtunën e 24 shtatorit në moshën 89 vjeçare në Tiranë.

“Portret vajze”, “Kostum tiranaseje” “Heronjtë e Vigut” tabloja e Mic Sokolit janë disa nga punimet më të njohura të tij.

Sali Shijaku është nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit” dhe në jetën e gjatë krijuese ka marrë një seri titujsh.

Nga OraNews