Lajm ARKIV: – Dje – Sot. U restaurua ne vitin 2025 – Shembet Shtepia e Ficove Gjirokaster 2026.

Gjirokaster – Shembet Banesa Fico monument kulture
22 Nentor 2025
Në banesën Fico, një prej objekteve më piktoreske të Gjirokastrës, ka përfunduar fazën e ndërhyrjeve emergjente të restaurimit, duke respektuar plotësisht vlerat historike të objektit dhe duke ruajtur origjinalitetin e tij, pa cenuar integritetin arkitektonik.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shpërndau në rrjetet sociale, pamje nga banesa karakteristike e restauruar.
Banesa Fico është Monument Kulture, Kategoria I dhe një nga objektet më të bukura në zonën muzeale të Gjirokastrës. Ndryshe nga objektet e tjera që kanë stil oriental, banesa Fico ka një stil të vetin, e rallë për banesat karakteristike të jugut të vendit.
Në qarkun e Gjirokastrës po realizohen një sërë projektesh restaurimi me rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore, mes te cilave ura dhe kisha.

Banesa e familjes Fico Gjirokaster
Specialistët janë shprehur se duke mbrojtur trashëgiminë kulturore, rritet edhe tërheqja turistike si dhe kontribuohet në zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone.
Lajm 2026: Ne ditet e para te marsit 2026 nje pjese e kesaj shtepie u shemb, sepse nuk kishn bere perforcime ne mure, por vetem lyerje dhe bojatisje ne vitin 2025.
