Shqiptaret kerkojne doreheqjen e Rames. Ervin Salianji – Lereni Ramen, te dorehiqet Berisha.

8 Mars 2026
Ervin Salianji ka zhvilluar këtë të diel një takim me demokratët në Vlorë, teksa ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend.
Sipas Salianjit, shteti ka degraduar dhe Shqipëria ndodhet në situatë alarmante.
Ai u shpreh kritik edhe ndaj opozitës dhe Sali Berishës, teksa ka deklaruar se ka nevojë për dorëheqje në politikë, që Shqipëria të normalizohet.
“Ju jam mirënjohës që gjeni kohën dhe kontribuoni për PD. Vlora është qytet i pavarësisë, guximit dhe qyteti ku qytetarët kanë pasur guximin të ngrihen. Shqipëria ka nevojë të sjellë politikën në shtratin e përgjegjësisë dhe normave të mos jetë e shkëputur nga qytetarët. Situata në Shqipëri alarmante, ka nevojë për dorëheqje. Në qarkun e Vlorë është dhënë një shembull ku drejtuesi ka dhënë dorëheqje. Qytetarët nuk e besojnë lidershipin e PD aq sa duhet dhe për këtë nuk fajësohen qytetarët. Qytetarët kanë mesazh të qartë dhe ne duhet ta dëgjojmë. Qytetarët nuk e besojnë lidershipin e PD aq sa duhet dhe për këtë nuk fajësohet populli, por ndryshojnë politikanët dhe lidershipi, duke thënë po është përgjegjësia jonë, e kryetarit të PD. PD ka qenë është dhe do jetë një forcë e madhe politike, por ne do e bëjmë fituese”, tha Salianji.
