3 Maji 2023

“Parkun Rinia e mbrojti Ilir Meta, ti do ta kishe mbytur me kulla”

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me shtabin elektoral të Tiranës ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

Teksa bëri thirrje për intensifikimi të aksionit në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, Meta solli në vëmendje kohën kur Rama ishte kryetar bashkie. Sipas tij, ka qenë ai që i ktheu parkun Rinia qytetarëve, sepse po të ishte për Ramën do kishte ndërtuar kulla që në atë kohë.

Meta thotë se Rama shkatërroi teatrin, ndërsa tani po mbyt me kulla qendrën e Tiranës.

“Thotë në Tiranë shiko se ky është kandidati i Likes. Ky që atë zvarritjen para Likes e ka të vetën. Po pse mor se nuk po e prish fjalorin, mor kampion i mosmirënjohjes të pabesisë. Po pse nuk e dinë qytetarët e Tiranës që atë parkun Rinia ua riktheu qytetarëve Ilir Meta sepse po të ishte për ty do ta kishe mbytur me kulla. Edhe Lanën ua ktheu Ilir Meta që ishte plot me kioskat. Se ty në telefon të merrte një nga ata që kishte lokal atje të parku Rinia dhe futeshe poshtë tavoline dhe shkojë ne spital dhe thoje me filloi migrena. Po pse nuk e di Tirana edhe teatrin dhe zonën ë historike e mori Ilir Meta në mbrojte. Çfarë bërë ti mor mashtrues kur patë çdo gjë në dorë, ca bërë? Ti jo vetëm shkatërrove teatrin si bandit, por ti edhe kullën e Sahatit ja hoqe Tiranës sepse bëra ato kullat e tjera dhe tani je gati edhe minarenë ta mbulosh me kulla. Tirana do të dërmojë në atë mënyrë që ty nuk të ka shkuar as në ëndrrën më të keqe.

Këtyre u vete mendja, mos marrin ndonjë mandat që edhe tek varrezat e dëshmorëve mos bëjnë ndonjë kullë, se të pallati i brigadave sa ika unë nxorën planin”, tha Meta.

Gazeta Panorama