16 Maji 2024

Aktori Koço Qendro sot feston 97 vjetorin e lindjes, shumë urime për Harpagonin korçar!

Aktori Koço Qendro feston sot më 15 maj 97 vjetorin e lindjes, dhe padyshim urimet e shumta për artistin jetëgjatë nuk do të mungojnë nga kolegët, miqtë dhe artëdashësit.

Koço Qendro përfaqësohet me mjaft personazhe në galerinë e tij të roleve si në teatrin e Korçës edhe në kinematografinë shqiptare.

Ai ka spikatur veçanërisht në rolin e Harpagonit te komedia ‘Kopraci’ e Molierit, të cilën e ri interpretoi pas dekadash me sukses edhe pak vite më parë.

Jetë të gjatë aktorit Koço Qendro!