“Këta kanë kapur drejtësinë, duhet të bjerë Rama që të çlirohet sistemi”

Kujtim Cakrani
23 Nëntor 2026
Teksa Shqipëria ka bërë hapa pas sa i përket shtetit të së drejtës, referuar të dhënave nga World Justice Project duke u renditur në vendin e 91, për avokatin Kujtim Cakrani kjo është alarmante dhe askush nuk flet për këtë situatë.
I ftuar në nje studio televizive, Cakrani tha se drejtësia e pareformuar ishte shumë më lart në renditje, se sa me atë të reformuar.
Jo vetëm që lëmë pas vende si Afrika, theksoi Cakrani, por edhe në Ballkanin Perëndimor renditemi gjithashtu të fundit së bashku me Serbinë.
Matjet e shtetit të së drejtës, shtoi Cakrani maten nga ajo që po ndodh sot në protestë, dhunën e ushtruar ndaj të rinjve ku prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim për dhunën disproporcionale të Policisë.
Sipas Cakranit, mazhoranca në pushtet ka kapur sistemin e drejtësisë dhe pa rënien e kryeministrit Edi Rama, nuk mund të kemi sistem të pavaruar dhe të çliruar nga politika.
Ajo drejtësia e kapur e shitur që thoshte Rama, ishte e 45 në renditje, sot drejtësia ka shkuar në vendin e 91. Që nga 2016 e deri më sot ka rënia drejtësia e re, bëjmë hapa pas te shteti i së drejtës.
Është alarmante dhe askush s’flet. Ne sot gjendemi të fundit në Ballkanin Perëndimor, Mali i Zi dhe Kosova janë shumë më lart se ne, edhe Maqedonia e Veriut. Ne jemi me Serbinë. Të dy këto vende ku është kapur drejtësia janë të fundit në Ballkan dhe Evropë.
Kanë dhunuar rininë në rrugë e komisariate policia, keni dëgjuar ndonjë prokuror të nisë hetime. Ska asnjë hetim për dhunën në protesta. Dhe aty e bëjnë matësin, te shteti i së drejtës, te protesta që s’i lënë. Këta kanë vendosur ta shkatërrojnë drejtësinë.
Nëse i referohemi burokratëve të Evropës jemi shumë keq. Bënë investim në drejtësi, këtu janë harxhuar euro, dhe ato janë marrë përsëri. ONM, është bërë edhe pjesë debati për në GJK dhe ka pasur njerëzit e saj, kishin një pagë në muaj 28 mijë euro. Japin para dhe i marrin sërish në këto forma.
Burokratët e evropës s’e kanë idenë për këtë. I marrin paratë nga qeveria. Këta kanë kapur drejtësinë, duhet të bjerë Rama që të çlirohet sistemi. Po të japësh copa Shqipërie, raportet ndërkombëtare do të jenë fantastike.