“Dorëheqja nuk negociohet!”/ Qytetarët nuk tërhiqen, sërish protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën

23 Nëntor 2026
Qytetarët janë rikthyer sërish në protestë para Kryeministrisë në Tiranë, kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Protestuesit shprehen të vendosur se revolta e tyre nuk do të ndalet, ndërsa theksojnë se dorëheqja e Edi Ramës është kërkesë e panegociueshme.
Ata kanë refuzuar gjithashtu thirrjen e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur se nuk pranojnë negociata dhe se kërkesa e tyre mbetet e njëjtë: largimi i Ramës nga drejtimi i qeverisë.